Connect with us

Futboll

E kërkoi në verë, Pep nuk e harron lojtarin e Simeones

Në verën e ardhshme, Manchester City do të rikthejë vëmendjen te qendërmbrojtësi i Atletico Madrid-it, Lucas Hernandez. Informacioni vjen nga “The Independent”, sipas të cilit 20-vjeçari është një nga prioritetet e trajnerit Pep Guardiola. Klubi anglez u përpoq edhe në merkaton e kaluar për ta blerë francezin, gjë që e pranoi këshilltari i lojtarit, Miguel Angel Gil Marin. “Na erdhi një ofertë e rëndësishme”, – u shpreh ai. “Qytetarët” kishin planifikuar një goditje të dyfishtë , duke marrë edhe vëllain e Lucas-it, Theo.

“The Independent” flet për një transferim prej 23,5 milionë eurosh, një shifër në çdo rast larg klauzolës së lojtarit, e fiksuar në 40 milionë euro. Pavarësisht se City sivjet ka shfaqur probleme të mëdha në mbrojtje, Guardiola nuk ka preferuar të ndërhyjë që në janar. Pasi pagoi rreth 50 milionë euro për mbrojtësin John Stones në verë, në Angli është përfolur se tekniku katalanas do dëshpërimisht dirigjentin e defensivës së Juventus-it, Leonardo Bonucci, por duket se ky i fundit nuk ka ndërmend të largohet nga “Zonja e vjetër”.

 

Më shumë nga Futboll