Connect with us

Futboll

E kërkon e gjithë Europa, por Lacazette befason me zgjedhjen e tij

Alexandre Lacazette thotë se është i interesuar për një lëvizje në Madrid te Atletico. Arsenal, Liverpool dhe Borusia Dortmund janë në qendër të spekulimeve për transferimin e francezit, dhe ai me siguri i ka hedhur zjarrit benzinë me komentet e fundit. “Atletico Madrid? Është një kënaqësi [të lidhen me ta], Atletico ka lojtarë të mëdhenj, trajner të shkëlqyer dhe gjithashtu aty është Antoine Griezmann, kështu që po unë jam i interesuar”, tha Lacazette për OLTV të martën në mbrëmje.

Image result for Lacazette

“Unë kam bërë shumë gjëra për Lyon dhe do të doja të provoja një aventurë të re”, shtoi sulmuesi. “Colchoneros” janë të gatshëm për të bërë një ofertë 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e francezit. “Unë nuk e përjashtoj edhe qëndrimin te Lyon. Nuk dua të largohem vetëm për hir të Siemone-s. Për të marrë një vendim do të thotë që dikush ka oferta. Do të shohim se çfarë do të ndodh në fund të sezonit dhe me hapjen e merkatos së verës, ne do të mendojmë me qetësi”. RMC Sport ka shkruar kohët e fundit se Atletico Madrid ishte në negociata të avancuara për 25-vjeçarin, i cili ka shënuar 35 gola në të gjitha garat për Lyon.

Më shumë nga Futboll