Bundesliga

E kërkonte Bayern, Arsenal dhe Real, talenti i stolit befason me zgjedhjen e tij

Hoffenheim ka konfirmuar se trajneri Julian Nagelsmann do të largohet nga klubi në fund të sezonit të ardhshëm.

Nagelsmann do të largohet nga stoli aktual në fund të sezonit 2018/19, me klubin që e bëri të ditur lajmin nëpërmjet mediave sociale pasditen e së enjtes.

Naglesmann, 30 vjeç, është një nga trajnerët më të rinj dhe më premtues të futbollit europian.

Ai është përfolur shpeshherë për një kalim te Arsenal, Bayern apo edhe Real Madrid, por tashmë ai ka zgjedhur të ulet në stolin e RB Leipzig duke filluar nga viti tjetër.

Një zgjedhje që ka befasuar të gjithë opinionin publik, pasi pritej që ai të pranonte ofertën e një klub më të madh europian, por mesa duket kërkon ta marrë shkallë-shkallë karrierën e tij.

Më shumë nga Bundesliga