Kombëtarja

E kritikoi Panucci, flet Kristal Abazaj: Kombëtarja është e shqiptarëve

E kritikoi Panucci, flet Kristal Abazaj: Kombëtarja është e shqiptarëve

Kristal Abazaj erdhi në “Elbasan Arena” në fillimin e pjesës së dytë, të ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë. Sulmuesi, që është pjesë e Anderlecht, ishte një nga futbollistët e kritikuar drejtpërdrejt nga trajneri Christian Panucci pak ditë më parë. Pas përfundimit të sfidës miqësore të mbrëmjes së djeshme, Telesport i mori një intervistë Kristal Abazaj, i cili foli fillimisht duke sqaruar situatën me dëmtimin dhe mungesën e aktivizimit te Andelecht.

Siç dihet unë jam bërë pjesë e Anderlecht në merkaton e verës. Nuk kam arritur të debutojë akoma në fushën e lojës. Diçka që ka krijuar shumë polemika në media dhe gjithandej. Unë mund të them se kam qenë i pafat se në fillim të kampionatit u dëmtova.

Situata do të ishte komplet ndryshe nëse unë nuk do të isha dëmtuar, pasi këtë gjë e kisha demonstruar gjatë fazës përgatitore. Por futbolli kështu është, herë është me fat dhe herë është pa fat. Shpresoj të rikthehem sa më shpejtë”-tha ndër të tjera Abazaj.

Më tej ai tha se për momentin është ende në fazë rikuperimi, ndësa pret që pas dy javësh të jetë në formën  e tij më të mirë. “Aktualisht asgjë çfarë flitet lart e poshtë nuk është e vërtetë. Unë nuk bëj stërvitje me asnjë ekip tejtër, veç skuadrës së Anderlecht dhe siç dihet unë jam i dëmtuar dhe kam dy javë kohë rikuperimi dhe më pas unë besoj se shansi im do jepet. Unë do vazhdoj të punoj fortë dhe të arrij të paktën të debutoj sa më shpejtë”-tregon sulmuesi.

Sipas tij kritikat e medias dhe opinionit sportiv nuk ndikojnë tek ai. Ndërsa më tej Abazaj i jep një përgjigje edhe trajnerit të kombëtares Christian Panucci, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit të bëra në drejtim të futbollistit pak ditë më parë.

Unë nuk besoj se kanë ndikuar kritikat e medias, sepse unë jam shumë mirë psikologjikisht. Ky është futbolli dhe duhet t`i përballosh të gjitha normalisht. Unë nëse kam dhënë një deklaratë e kam bërë sepse kam qenë në nerva e sipër. Është dëshira e çdo futbollisti të luajë me ekipin kombëtar.

Besoj se kombëtarja këtu është dhe do të jetë e hapur për çdo lojtar. Kush jep maksimumin në ekipin e vet mund të vij të japi maksimumin dhe në kombëtare. Kombëtarja është e shqiptarëve”-thotë Abazaj.

Në fund ai ka dhe një koment për paraqitjen e Shqipërisë në ndeshjen kundër Jordanisë. “Nuk e ndoqa shumë, pak e pashë ndeshjen sepse kisha një gëzim familjar. Kjo ishte ndeshje miqësore, ndërsa me Izraelin besoj se ekipi do të japi më të mirën dhe pse jo të fitojnë”-përfundoi Abazaj për Telesport.

Më shumë nga Kombëtarja