RUSI 2018

“E kuptoj gjendjen e tij mendore”, Neuer flet për zhgënjimin e Ter Stegen

Edhe pse në një farë mënyre shihej se kjo gjë po vinte, Marc-André ter Stegen ka një kohë të vështirë që të pranojë se do të jetë zëvendësuesi i Manuel Neuer në Kupën e Botës së Rusisë. Portieri gjerman përfundoi një sezon të madh me Barçën dhe kishte qenë iniciuesi i skuadrës kombëtare në muajt e fundit (Gjermania fitoi Kupën e Konfederatave 2017 me të mes shtyllave).

Prandaj, këto ditë janë veçanërisht të vështira për Ter Stegen. Situatën e tij e ka shpjeguar te “Gazzetta dello Sport” rivali dhe partneri, Neuer: “Unë mund ta kuptoj gjendjen e tij mendore, e kuptoj zhgënjimin e Ter Stegen. Ne folëm në një seancë trajnimi: kemi pasur një dialog normal. Ai vjen nga një sezon i mirë me Barcelonën dhe ne të gjithë duam të luajmë. Por, kjo është situata. Ai është ende shumë i vlefshëm për ekipin në punën e përditshme”, – shpjegoi portieri i Bayernit.

Ter Stegen vetë e bëri pozitën e tij të qartë vetëm një javë më parë, kur u bë zyrtare që Neuer do të ishte titullari i Gjermanisë në portë, në Kupën e Botës. “Është një situatë zhgënjyese, duke pasur parasysh se kam qenë duke luajtur gjatë gjithë sezonit dhe se performanca ka qenë në nivelin më të lartë, – u ankua Ter Stegen, – por respektoj dhe pranoj vendimin e trajnerit”.

Më shumë nga RUSI 2018