Bundesliga

“E lashë Barçën dhe kalova te Bayern Munich për të qenë i lumtur…”

Futbollisti i Bayern Munich, Thiago Alcántara, rishikoi në një intervistë për “El Larguero” të “Cadena Ser” aspektet e ndryshme të ngjarjeve të tanishme, por edhe të së kaluarës. Në këtë drejtim, Thiago foli për largimin e tij nga Barcelona drejt ekipit të njohur gjerman.

“Më duhej të bëja një hap tjetër, për të qenë i lumtur, duke luajtur futboll. Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës Barcelonës, për gjithçka që më ka mësuar, por vjen koha kur doni të shkoni në vende të tjera, në mënyrë që të mos i zhgënjesh të gjithë ata, që ju kanë mësuar aq shumë”, – tha Thiago në lidhje me lamtumirën e tij nga “Camp Nou”.

Më shumë nga Bundesliga