Kampionatet në Europë

E pabesueshme! Çfarë ka ndodhur me shpejtësinë e Ronaldos (video)?!

Nuk flitet për asgjë tjetër, por për karrierën e Cristiano Ronaldos, i cili po “agjëron” me golin në La Liga, si asnjëherë më parë. Vetëm një gol i shënuar në 12 javë kampionat, janë shumë pak për yllin portugez të Real Madridit, që e nisi këtë kampionat me katër ndeshje pezullim.

Një video nga derbi i Madridit, mes Atletico dhe Real, është bërë virale jo vetëm në rrjetet soaciale, por edhe në mediat botërore, ku ngrihet pyetja: çfarë ka ndodhur me shpejtësinë e Ronaldos. Ky i fundit është fokusuar në një moment dyluftimi shpejtësie me Juanfran, në një fushë të hapur, teksa ky i fundit ka dalë fitimtar. Kjo situatë pak vite më parë ishte krejtësisht e paimagjinueshme.

Më shumë nga Kampionatet në Europë