Champions League

E pabesueshme, tifozët e Inter kërkojnë një autogol për Champions-in

Mungojnë akoma 11 ditë nga përballja direkte e javës së fundit të Serie A mes Lazio-s dhe Inter. Një ndeshje që do të jetë vendimtare për sigurimin e një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Lojtarët e Luciano Spalletti janë dy pikë mbrapa dhe duhet të fitojnë kundër Sassuolo-s këtë fundjavë, për të arritur në ndeshjen e 25 majit me shpresat gjallë për një vend në Champions.

Por gjatë këtyre orëve tifozët zikaltër kanë ndërmarrë një nismë në rrjetet sociale, ku i kërkojnë Stefan de Vrij, mbrojtësi i Lazio-s që do të transferohet tek Inter sezonin e ardhshëm, një autogol në përballjen direkte.

Një kërkesë kjo që ka bërë të kthehet në çështje holandezin, i cili ka qenë shembull absolut profesionalizmi deri tani. Në fakt, ai ka qenë një nga më të mirë në fushë, në pothuajse të gjithë ndeshjet që ka luajtur, duke shënuar edhe tre gola kundër Napoli-t, Benevento-s dhe Sampdoria-s. Si do të shikohej një gabim i mundshëm i mbrojtësit në ndeshjen kundër Inter?

Por ajo që shqetëson më shumë të dy klubet është dëmi ekonomik që do të vinte nga mungesa e kualifikimit në edicionin e ardhshëm të Champions League. Me ndryshimin e formulës dhe me lajmërimin se shpërblimet do të rriten, skuadrat do të përfitonin 35 milionë euro vetëm nga faza me grupe.

Kësaj shifre do t’i shtoheshin edhe përfitimet nga rezultatet në fushën e lojës dhe nga shitja e biletave. Shifra që mund të ndryshojnë fatet ekonomike të klubeve dhe që mund të rëndojnë mbi shpatullat e De Vrij.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League