Futboll

E papritur! Costa “shtyn” dy shokë skuadre në Madrid

Kur një shok skuadre “bekon” largimin tënd paraprakisht, hape derën dhe largohu! Kjo pritet të ndodhë me dy yjet e Chelsea-t, Eden Hazard dhe Thibaut Courtois, të kërkuar prej muajsh nga Real Madrid. Spekulimet për kalimin e tyre në La Liga i kanë acaruar tejmase tifozët londinezë, por jo sulmuesin Diego Costa. Ky i fundit, pas fitores 1-0 në FA Cup kundër Manchester United-it, ka pranuar se klubet si Real Madrid dhe Barcelona është shumë e vështirë të refuzohen. E çuditshme, por ai kështu tha!

“Nuk do t’i vija faj Hazard-it, nëse shkon te Real Madrid. Ai është i mrekullueshëm! Barcelona ose Real Madrid do ta ndjekin në çdo kohë. Hazard është i lumtur këtu, por – nëse një skuadër e tillë të troket në derë – duhet të mendohesh për të. Ai është një lojtar i klasit botëror. Është normale që tifozët e Chelsea-t e duan dhe shpresojnë që të mos largohet”, – u shpreh spanjolli, i cili dha “sinjale largimi” edhe për portierin Courtois. “Ne e dimë se ai e pëlqen shumë Spanjën. Familja e tij jeton atje,” – nënvizoi Costa.

Më shumë nga Futboll