• “E sigurtë që Manaj rikthehet te Interi, më pas qarkullon në tjetër ekip”

    Publikuar: 9 Jan 8:58

    Ndonëse largimi i sulmuesit të përfaqësueses së Shqipërisë, Rey Manaj nga ekipi abruzes ishte paralajmëruar që në fund të vitit të kaluar, tashmë është zyrtare dhe e konfirmuar nga vetë presidenti i skuadrës së Pescara, Daniele Sebastiani.Futbollisti do të rikthehet te Interi për tu huazuar më pas te një tjetër skuadër. Kjo tezë është konfirmuar nga numri një i skuadrës së Pescara, për “SportItalia”. “Është e sigurtë që Manaj do rikthehet te Interi, por më pas do të qarkullojë te një tjetër skuadër”, deklaroi Sebastiani.

    Mbyllet kështu zyrtarisht aventura e Rey Manaj te ekipi i delfinëve. Statistikat e shqiptarit me ekipin nga Abruzzo janë relative, 12 aktivizime dhe 2 gola. Vetë sulmuesi u ankua në ndeshjet e fundit për minuta të pakta në dispozicion të tij nga trajneri Massimo Oddo, ndërkohë që më parë mes të dyve ndodhi një incident, aq sa për të përjashtuar provizorisht shqiptarin nga ekipi për një ndeshje. Zëvendësuesi i Manaj te Pescara tashmë është vendosur, do të jetë Alberto Gilardino,  prezent në qendrën sportive të klubit që ditën e sotme.


    Lexo postimet e tjera