Kampionatet në Europë

E solli për herë të parë në La Liga: Coutinho kishte diçka ndryshe nga të tjerët…

Ramon Planes punon që nga vera e kaluar në Getafe. Ishte më parë në Palamós, Alavés, Racing dhe Espanyol. Njeriu i kontakteve të mira dhe i njohur për merkaton, ishte ai që e solli Philippe Coutinho në La Liga për herë të parë. Kjo ndodhi në vitin 2012, kur ishte në gjendje për ta marrë atë tek Espanyol. E kishte monitoruar atë për një kohë të gjatë. Tregu i Amerikës Jugore ishte gjithmonë specialiteti i tij. “E pamë atë që prekte topin dy ose tri herë dhe zbuluam se ky djalë kishte diçka të ndryshme nga pjesa tjetër. E pra, pikasëm atë dhe një tjetër, që gjithashtu tregoi gjëra të jashtëzakonshme. Ky tjetri ishte Neymar”, – kujton Planes.

Kjo ndodhi në “MIC 2008”, turneu prestigjioz i futbollit, mbajtur gjatë “Semana Santa” për territorin katalanas, edhe pse në atë kohë ishte i fokusuar te Kosta Brava. “Kur mësova se Interi dëshironte ta braktiste, nuk ngurrova të thërrisja Piero Ausilio, i cili ishte tashmë në ekipin Lombard. Shumë klube italiane e donin atë, por erdhi në huazim tek Espanyol. Barcelona ka vepruar drejt, ka marrë një yll tjetër, një djalë që e di se çfarë dëshiron dhe mbi të nuk do të peshojë presioni”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë