• E thotë menaxheri: Verratti ka oferta nga Seria A

    Publikuar: 21 Dec 11:39

    “Mesfushori i PSG-së, Marco Verratti, ka marrë oferta nga klubet e Seria A”, – pohon agjenti i tij. E ardhmja e italianit ka qenë subjekt i spekulimeve për disa muaj dhe lufta e PSG-së për ta ripasur në formën e duhur ka intensifikuar zërat për një lëvizje të mundshme. Kampionët e Seria, Juventusi, ka qenë i lidhur me ish-yllin e Pescara, së bashku me rivalët e Interit, të cilët do të jenë të rëndë në dy merkatot e ardhshme të transferimeve, pas investimeve nga pronarët e “Suning Group”.

    Verrati

    Përfaqësuesi i Verratit, Donato Di Campli, thotë se ka pasur oferta nga skuadrat italiane dhe pranoi se 24-vjeçari me siguri do të largohet nga “Ligue 1” në një faze të karrierës. “Suning mund të shpresojnë për çdo lojtar në botë, jo vetëm për Marco, – tha ai për “TeleLombardia”. – Ka shumë skuadra të interesuara për të, por ju do të duhet të pyesni PSG-në. Ai do të qëndrojë në Paris për jetën, këtë jua siguroj. Unë mund të konfirmoj se ka pasur oferta nga Italia, por nuk kam asnjë lajm për momentin. Suning duan të revolucionarizojnë tregun, por, deri më tani, ata nuk kanë kaluar mirë.”

    [interaction id=”5824ad632aaef130597d547c”]


    Lexo postimet e tjera