AUTO

E thotë studimi, me këto makina është më e lehtë të “shënosh”… në dhomën e gjumit

Nëse mendoni se jeta e juaj është më e ngjashme me protagonistin e filmit “40 vjeç i Virgjër” dhe jo me atë të një “Casanova” modern, ndoshta duhet të bëni diçka me makinën tuaj. Sepse një studim i bërë rreth markës së makinave ka treguar se, në disa raste, zotërimi i një mjeti të caktuar mund t’ju bëjë akoma më tërheqës.

pit-stop-le-auto-per-avere-piu-chance-di-segnare-in-camera-da-le-42672-8

pit-stop-le-auto-per-avere-piu-chance-di-segnare-in-camera-da-le-42672-9

TRIUMFI I BMW-së – Shpesh, siç dihet, suksesi në dhomën e gjumit lidhet me paratë, me të qenit i pasur. Për rrjedhojë, nëse ky koncept do të ishte korrekt, në vendet e para do të duhej të gjenim makina të tipit Cadillac, Ferrari, Lamborghini e kështu më radhë. Por  studimi i bërë nga “Leasing Option” ka zbuluar se makina më tërheqëse është një BMW. Marka gjermane ka marrë 9% të votave të sondazhit, në të cilin kanë marrë pjesë meshkuj dhe femra.

pit-stop-le-auto-per-avere-piu-chance-di-segnare-in-camera-da-le-42672-1

pit-stop-le-auto-per-avere-piu-chance-di-segnare-in-camera-da-le-42672-2

MERCEDES HUMB… KËTË HERË – Në vendin e dytë janë modele të shtëpisë Mercedes, ndërsa Aston Martin, aq shumë e dashur për James Bond, mbyll podiumin. Por ky studim i veçantë shkon përtej emrit të makinës, sepse atyre që janë marrë në pyetje u është kërkuar të zgjedhin edhe ngjyrën e preferuar.

pit-stop-le-auto-per-avere-piu-chance-di-segnare-in-camera-da-le-42672-3

pit-stop-le-auto-per-avere-piu-chance-di-segnare-in-camera-da-le-42672-4

RËNDËSIA E TË QENIT “BLACK” – Më shumë se 1/5 e të intervistuarve kanë thënë se tërhiqen më shumë nga ata persona që zotërojnë një makinë me ngjyrë të zezë, e ndjekur nga e kuqja dhe e bardha. Lloji i makinës që zgjedhim dhe ngjyra e saj mund të ketë një ndikim më të madh ose më të vogël te partnerët e mundshëm, duke parë se mbrapa gjithçkaje qëndron një rrjedhë idesh të trurit tonë që reagon në mënyrë të caktuar ndaj ngjyrave dhe formave të ndryshme.

pit-stop-le-auto-per-avere-piu-chance-di-segnare-in-camera-da-le-42672-6

pit-stop-le-auto-per-avere-piu-chance-di-segnare-in-camera-da-le-42672-7

RENDITJA PËRFUNDIMTARE – Kjo është renditja përfundimtare e këtij sondazhi: BMW (9%), Mercedes (8%), Aston Martin (7%), Ferrari (7%), Audi (7%), Porsche (6%), Bentley (5%), Jaguar (5%), Rolls Royce (5%), Maserati (5%).

pit-stop-le-auto-per-avere-piu-chance-di-segnare-in-camera-da-le-42672-0

Më shumë nga AUTO