Seria A

E zbulon Rugani! Kjo është mënyra e vetme për ta ndalur Ronaldon (video)

Seria A është “nën këmbët” e Cristiano Ronaldos. Madje, madje, krejt Italia “frymëmerr” me ritmin e yllit portugez, që kësaj vere la Real Madridin, pas 9 vitesh plot suksese, dhe iu bashkua “Zonjës së Vjetër”. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka nisur një aventurë të re në karrierë, të cilën duket i vendosur ta valorizojë maksimalisht, me trofe të tjerë individual dhe kolektivë, edhe pse ka 33 vite mbi supe.

Egoja e një lojtari si ai është për të hedhur poshtë të gjithë zërat kritikë, që i kujtojnë perëndimin e karrierës, ashtu si edhe Juventusit rrezikun, që nuk ngurroi të shpenzojë 100 milionë euro për një 33-vjeçar. Të gjithë lojtarët bardhezinj kanë mbetur të mahnitur nga mënyra se si stërvitet portugezi, ndërsa ditën e djeshme kanë “zbuluar një metodë”, se si mund të ndalet ai për të mos shënuar.

Më konkretisht, në seancën e pasdites së djeshme, ka pasur shumë ushtrime. Një prej tyre ishte lojë futbolli me porta të vogla, pa portier. Në një moment, Ronaldo ishte përballë portës kundërshtare dhe pranë kishte mbrojtësin Daniele Rugani. Ky i fundit ka bërë një “shpikje”, si ta “lërë thatë” portugezin. Se cila është ajo, shikoni videon e mëposhtme, që tregon se cila është mënyra e vetme për ta ndalur Cristiano Ronaldon

 

Më shumë nga Seria A