Futboll

Eden Hazard, futbollisti që ka pësuar më shumë se 500 faulle në Premier League…

Eden Hazard, futbollisti që ka pësuar më shumë se 500 faulle në Premier League…

Alexis Sanchez ka pësuar shtatë faulle në ndeshjen kundër Huddersfield, javën e kaluar, më shumë se çdo futbollist tjetër në një ndeshje të Premier League në këtë sezon. Ashtu si deklaroi “specialisti” Jamie Redknapp, arsyeja përse Sanchez ka pësuar kaq shumë faulle është sepse fiton 650 mijë euro në javë si futbollisti më i paguar në Premier, ku është më i miri dhe ndonjëherë kjo është e vetmja mënyrë për ta ndalur. Eden Hazard e di mirë këtë ndjesi. Që kur ka zbarkuar në Angli, belgu i Chelsea ka pësuar më shumë se 500 faulla, i dyti është Raheem Sterling me 362 faulle.

Renditja e lojtarëve në aktivitet, që kanë pësuar më shumë në Premier League: Eden Hazard (Chelsea) – 507, Raheem Sterling (Man City) – 362, Wilfried Zaha (Crystal Palace) – 327, Alexis Sanchez (Man Utd) – 263, Danny Rose (Tottenham) – 255

Renditja e lojtarëve që kanë pësuar më shumë faulle në këtë sezon të Premier League: Richarlison (Watford) – 77, Dele Alli (Tottenham) – 66, Jordan Ayew (Swansea) – 62, Alexis Sanchez (Man Utd) – 56, Eden Hazard (Chelsea) – 55, Wilfried Zaha (Crystal Palace) – 55

Pas Hazard dhe Sterling, renditet Wilfred Zaha ma 327 faulle të pësuar dhe më pas vjen Sanchez me 263 fualle. Askush nuk mund ta arrijë lojtarin e Chelsea në të ardhmen afatshkurtër. Gjithsesi, në këtë sezon Hazard ka fituar 55 fualle, ndërsa futbollisti që është ndalur më shpesh është braziliani i Watford, Richarlison, por belgu ka luajtur më pak ndeshje dhe ai e ka mesataren më të lartë të faull për ndeshje, 3.24. Ashtu si tha Redknapp, faulli është shpesh herë një mënyrë e pashmangshme për të ndalur lojtarët e talentuar.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll