Futboll

Eden Hazard tërhiqet nga përfaqësuesja belge

Eden Hazard është tërhequr nga skuadra belge dhe nuk do të luajë në ndeshjet ndaj Greqisë dhe Rusisë pas një tërheqje muskulore. Sulmuesi i Chelsea humbi ndeshjen e fituar nga Chelsea në Premier League ndaj Stoke në fundjavë pasi pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes në mesjavë.

Eden Hazard është tërhequr nga skuadra belge dhe nuk do të luajë në ndeshjet ndaj Greqisë dhe Rusisë pas një tërheqje muskulore. Sulmuesi i Chelsea humbi ndeshjen e fituar nga Chelsea në Premier League ndaj Stoke në fundjavë pasi pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes në mesjavë. Megjithëse dëmtimi u konsiderua i vogël, Antonio Conte bashkë me stafin mjekësor nuk duan të rrezikojnë me sezonin që hyrë në një fazë vendimtare.

Antonio Conte confirmed after his side's win at Stoke that Hazard had felt the knock in training

Hazard ka qenë në një formë të mrekullueshme teksa Chelsea po marshon drejt titullit të Premier League dhe është në gjysmëfinalen e FA Cup. Conte kërkon ta lërë pushim lojtarin në mënyrë që të jetë gati të rikthehet ndaj Crystal Palace më 1 prill. Belgjika do të luajë ndaj Greqisë në kualifikueset e botërorit dhe një miqësore ndaj Rusisë. Pas fitores kundër Stoke, Conte foli rreth dëmtimit të Hazard: “Hazard në stërvitjen e fundit ndjeu një problem muskulor dhe prandaj preferova të mos rrezikoj.”

Më shumë nga Futboll