Kampionatet në Europë

Ederson, Neymar, CR7 dhe… 10 dëmtimet më të frikshme të historisë

Shkelmi me të cilin Sadio Mane ka goditur portierin e Manchester City, Ederson, ka bërë xhiron e botës, ashtu si fotografia e fytyrës së brazilianit një ditë pas ndeshjes. Por historia e futbollit është e mbushur me dëmtime “horror”. E përditshmja “Marca” ka bërë një klasifikim të 10 dëmtimeve më të frikshme në historinë e këtij sporti.

15052160061105

Luis Enrique

Gjysmëfinalet e USA ’94: Mauro Tassotti ka goditur Luis Enrique me bërryl në fytyrë, një veprim ky që nuk është parë nga arbitri. Ish-trajneri i Barcelona-s e mbylli atë ndeshje i gjakosur dhe në lot.

402

Neymar

Jemi në ndeshjen Bolivi-Brazil, e vlefshme për fazën kualifikuese të Botërorit Rusi 2018. Në minutën e 67-të, pas magjisë së radhës të dhuruar nga Neymar, boliviani Duk ka goditur brazilianin, duke e lënë këtë të fundit në tokë me një maskë gjaku në fytyrë.

403

Lienen

Werder Bremen-Arminia Bielefield, sezoni 1981/82. Ewald Lienen është goditur me taka nga Siegmann dhe në kofshën e gjermanit është hapur një plag 25 centimetra. Një tmerr i vërtetë.

404

Guerrero

Dhjetor 1996, stadiumi “San Mames”. Sfidohen Atheltic Bilbao me Atletico Madrid dhe “Cholo” Simeone godet me taka Julen Guerrero, ylli i ekipit bask. Pasoja? Një vrimë e vërtetë në kofshë.

405

Hart

Sezoni 2016-17, Milan-Torino. Gianluca Lapdaula godet ashpër në kokë portierin e Torino-s Joe Hart. Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda për portierin anglez.

46

Mandzukic

Ndeshja e parë e çerekfinaleve të Champions League 2014-15: në “Calderon” luhet derbi mes Atletico dhe Real Madrid dhe, siç ndodh zakonisht, ndeshja është shumë e tensionuar. Pasoja e këtij tensioni i ka vuajtur Mario Mandzukic, i goditur me kokë nga Sergio Ramos pas një krosi të Griezmann.

402

Cristiano Ronaldo

Levante-Real Madrid. Në stolin e madrilenëve është Jose Mourinho, në fushë protagonisti është gjithmonë Cristiano Ronaldo, por këtë herë jo për një gol. David Navarro e ka goditur në fytyrë, duke i hapur një të çarë pak mbi sy dhe duke e detyruar të zëvendësohet pas pjesës së parë.

402

Butcher

Suedi-Angli, ndeshje e vlefshme për fazën kualifikuese të Itali ’90. Qendërmbrojtësi anglez, Terry Butcher, është goditur në kokë dhe ka filluar të humbasë shumë gjak. Por, si një anglez i vërtetë, ka vazhduar të luajë dhe e ka përfunduar ndeshjen me fanellën të mbuluar nga gjaku.

2

Rooney

25 gusht 2012: në “Old Trafford” luhet Manchester United-Fulham. “Djajtë e Kuq” kanë fituar 3-2, por në minutat e fundit të ndeshjes Wayne Rooney ka pësuar një ndërhyje të ashpër nga kolumbiani Hugo Rodallega, duke i shkaktuar një plagë në kofshë, që e ka detyruar sulmuesin anglez të mungojë për një muaj.

Rooney-Cut-Leg

Më shumë nga Kampionatet në Europë