Futboll

Edinson Cavani pranë rikthimit në Serinë A, ja ekipi që e kërkon

Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani mund të rikthehet në Serinë A dhe jo vetëm kaq, por mund të veshë sërish fanellën e Napolit. Këtë gjë e ka konfirmuar sot menaxheri i sulmuesit që luan në kampionatin francez me PSG-në. “Sërish te Napoli? Për momentin po mendon te qëndrojë te PSG, por Edinson e ka patur gjithnjë këtë ide për t’u rikthyer te Napoli. Madje mendoj se në të ardhmen kjo gjë mund të ndodhë, është diçka normale”, ka thënë sot për mediat Fernando Guglielmone, menaxheri i sulmuesit uruguaian.

Edinson Cavani me fanellen e Napolit

Për momentin është i kënaqur që luan në Paris, por nëse presidenti De Laurentiis dëshiron që ai të rikthehet, ne jemi gati. Edinson po hyn në historinë PSG-së, skuadra kryeson kampionatin dhe lojtari po luan mirë. Madje është kualifikuar në Botëror dhe ka një mentalitet fituesi. Ka një motiv nëse është ndër më të mirët në botë. Ky është futbolli, sot luan këtu, nesër aty ose rikthehesh në shtëpi”, tha më tej menaxheri i Cavanit, duke lënë të hapur mundësinë që sulmuesi nga Uruguai të rikthehet te Napoli.

Më shumë nga Futboll