Seria A

Efekti Inter, Pordenone shkruan historinë në… PES

Numërimi mbrapsht ka filluar dhe tifozët janë vënë që tani në lëvizje për të ndjekur skuadrën në Milano. Pasi ka eliminuar Cagliari-n në raundin e katërt të Kupës së Italisë, Pordenone, skuadër e Serisë C, po përgatitet për transfertën në “San Siro” dhe për ndeshjen e madhe kundër Inter. Ky është një eveniment historik për klubin friulan, që nuk kishte arritur kurrë më parë në 1/8-at e Kupës së Italisë.

Me rastin e kësaj ndeshje historike për Pordenone, përgjegjësi e rrjeteve sociale të klubit friulan janë argëtuar në ditët e kaluara duke bërë postime ironike dhe sarkastike. Në një nga këto postime, është thënë se “një ndeshje kaq të çmendur, nuk mund ta luash as në Playstation”.

Ky mesazh ka tërhequr vëmendjen e “Electronic Arts” dhe “Konami”, me këta të fundit që kanë vendosur të përfshijnë Pordenone-n në edicionin Pes 2018. Konfirmimi ka ardhur nga klubi firuan që ka informuar tifozët në Twitter se mund ta luajnë ndeshjen kundër Inter në lojën e famshme elektronike. Një vendim historik për krijuesit e Pes, duke parë se deri tani nuk kishte qenë kurrë e mundur të luhej me një skuadër të Serisë C.

Në pritje të ndeshjes së vërtetë, trajneri i Pordenone, Colucci, po shijon këtë dhuratë të papritur në Kupën e Italisë: “Jam shumë i gëzuar për këtë kualifikim, – ka deklaruar ai pas ndeshjes me Cagliari-n. – Më pëlqen të shikoj njerëzit që qajnë nga gëzimi, kjo është e bukura e futbollit. Sfida me Inter-in? E kishim një ëndërr të tillë. i kam thënë lojtarëve, edhe atyre me më shumë eksperiencë, se kishin mundësinë për të shkelur barin e Meazza-s. Lojtarët e mi e meritojnë të shkojnë në San Siro, deri tani kanë shkuar atje vetëm si tifozë”.

Më shumë nga Seria A