Connect with us

Bundesliga

Efekti Salihamidžić, Ancelotti s’ka shans të pijë më duhan

Efekti Salihamidžić, Ancelotti s’ka shans të pijë më duhan

Bayern nuk është klub shqiptar, kështu që Hasan Salihamidžić nuk e ka marrë rolin e drejtorit sportiv thjesht për t’u ulur në një stol. Edhe nëse ndonjëri prej jush ka dyshuar, Carlo Ancelotti sot e bëri të qartë se boshnjaku e ka nisur me dorë të hekurt punën.

“Jam shumë i lumtur me ‘Brazzo’-n. Ai na ka sjellë shumë energji në skuadër. S’na lejon duhan në dhomat e zhveshjes? Po, e konfirmoj. Gruaja ime u gëzua, sepse më bën mirë për shëndetin”, – u shpreh trajneri italian (duke qeshur) në konferencën për shtyp para ndeshjes me Chemnitzer-in në Kupë.

Very happy to share this cup with my staff. They’re work and effort are an example for all of us. #miasanmia @fcbayern

A post shared by Carlo Ancelotti official (@mrancelotti) on

Së fundmi, Salihamidžić ka “kapur mat” trajnerin e përgatitjes fizike, Giovanni Mauri, duke pirë cigare në dhomat e zhveshjes dhe që atëherë ka marrë vendimin për të gjobitur këdo që e bën këtë veprim. Ai ka paraqitur disa rregulla të reja, ngaqë Bayern, para ardhjes së tij, kishte rreth një vit pa drejtor sportiv.

Ndryshe nga paraardhësi i tij, Matthias Sammer, 40-vjeçari nuk njihet si njeri i debateve, por ka një mënyrë mjaft origjinale komunikimi dhe në Mynih të gjithë e vlerësojnë. Imagjinoni: kur Don Carlo “i përulet”, çfarë mund të bëjnë Thomas Müller me shokë?

 

Më shumë nga Bundesliga