Bundesliga

Effenberg tregon formulën për të ndalur dominimin e Bayern

Effenberg tregon formulën për të ndalur dominimin e Bayern

Ish-ylli i Bayern Munich, Stefan Effenberg, ka zbuluar një koncept të ri radikal që do të ndalte hegjemoninë e bavarezëve, duke e bërë më interesant kampionatin gjerman, që në shumicën e rasteve nuk ka histori dhe fitohet nga Bayern. Pas një fillimi të dobët të sezonit, që solli edhe shkarkimin e Carlo Ancelotti, Bayern është pranë titullit të gjashtë radhazi në Gjermani, teksa ka 18 pikë avantazh ndaj skuadrave të tjera të kampionatit. Duket se nuk do të ketë fund hegjemonia e Bayern, skuadrën me të cilën Effenberg fitoi tre herë radhazi titullin kampion, nga viti 1999 deri në vitin 2001 dhe ish-mesfushori mendon se struktura e Bundesliga duhet ndryshuar.

The Bavarian club are strolling towards a sixth straight title with an 18-point lead at the top

Bayern Munich ka fituar 14 nga 20 kampionatet e fundit në Gjermani dhe në nëntë raste ka realizuar “bis” trofesh duke fituar edhe Kupën e Gjermanisë

Stefan Effenberg, who starred for Bayern Munich at the turn of the century, wants reform

49-vjeçari mendon se 18 ekipet duhet të ndahen në dy grupe me nga 9 ekipe, që të luajnë vajtje-ardhje deri në muajin dhjetor. Më pas, sipas Effenberg, katër vendet e para dhe e pesta më e mirë e të dyja grupeve duhet të vazhdojnë garën për titullin kampion në grupin elitë, ndërsa ekipet e tjera të konkurrojnë për “mbijetesë”. “Kjo strukturë do të thotë se titulli duke do të vendoset para muajit mars, sepse në janar të gjitha skuadrat do ta nisin me zero pikë. Do të ishte interesante, sepse në muajt e parë të sezonit ekipet do të konkurrojnë për të qenë në grupin elitë, më pas do të ketë objektiva të reja në vartësi të asaj që do të kenë bërë deri në janar,” – tha Effenberg.

Më shumë nga Bundesliga