Connect with us

Futboll

EFL Cup / Southampton mposht Liverpool në 90 minutat e para

Liverpool e ka humbur ndeshjen e parë të gjysmëfinales së EFL Cup kundër Southampton me golin e vetëm të takimit që e shënoi Redmond. Jurgen Klopp edhe këtë herë i besoi çelësat e sulmit Daniel Sturridge, i cili sipas statistikave shënon më shumë në janar se në çdo muaj tjetër.

Southampton hoqi dorë nga qendërmbrojtësi Fonte, pasi përflitet se ai është duke kërkuar një ekip të ri teksa rinovimi me klubin nuk ishte i suksesshëm. Të dy ekipet luajtën me formacionet më të mira duke e marrë seriozisht takimin e parë të gjysmëfinales së EFL Cup. Statistikat favorizonin Të Kuqtë, të cilët e kanë eliminuar katër nga pesë herët e fundit klubin e Southampton.

Ndeshja filloi me miqtë që mbanin topin me një diferencë të madhe por vendasit sa herë që e kishin në zotërim tregoheshin të rrezikshëm. Vlen për t’u përmendur rasti i Firmino në mesin e pjesës së parë kur pas një pasimi të Lallana me kokë ai ndodhet shumë pranë portës por goditja e tij ishte e pasaktë. Dhe pa sekonda pas asaj mundësi erdhi edhe goli i parë i ndeshjes por nga krahu tjetër i fushës teksa një gabim në mbrojte i Të Kuqve shfrytëzohet mirë nga Redmond i cili vetëm për vetëm me Carius nuk fal.

Southampton kishte mundësinë të dyfishonte rezultatin sërish me Redmond por goditja e tij pritet mrekullisht nga Karius. Në pjesë e dytë ishte Liverpool që dominoi lojën në kërkim të golit të barazimit por çuditërisht Southampton arriti të krijonte rastet më të pastra për gol nëpërmjet kundërsulmeve rrufe dhe humbën disa raste të mira me Cedric dhe Redmond. Djemtë e Klopp qarkullonin mirë topin por nuk gjenin hapësira në zonën e vendasve që mbroheshin mirë gjatë gjithë kohës.

 

 

Më shumë nga Futboll