RUSI 2018

Egjipti feston, kjo foto ua zgjati jetën të gjithëve!

Mohamed Salah ka marrë pjesë në stërvitjen e Egjiptit, për herë të parë me grupin e plotë të futbollistëve, që pas dëmtimit të pësuar në finalen e Champions League, pas duelit fizik me Sergio Ramos.

Në stërvitjet e mëparshme të ekipit afrikan, në kuadrin e përgatitjeve për Kupën e Botës 2018, sulmuesi i Liverpool kishe ndjekur një program të veçantë riaftësues, por sot ka qenë në dispozicion të trajnerit Hector Cuper.

Sipas ekipit mjekësor të kombëtares së Egjiptit, prania e Salah në ndeshjen e parë kundër Uruguajit, të premten në Ekaterinburg, mbetet në dyshim, por shanse që ai të luajë janë shtuar ndjeshëm.

Më shumë nga RUSI 2018