RUSI 2018

Egjipti në festë pas deklaratës së trajnerit Cuper

Mohamed Salah do të luajë në ndeshjen hapëse të Egjiptit në Kupën e Botës kundër Uruguait.

Lojtari, i dëmtuar në finalen e Champions League të majit të kaluar, e humbur 3-1 nga Liverpool kundër Real Madrid, ishte në dyshim për aktivizimin e tij në ndeshjen e parë të Grupit A.

Dyshime që janë larguar nga trajneri i afrikanëve, Hector Cuper, i cili ka bërë të ditur në konferencë për shtyp se Salah është gati.

“Është pothuajse në 100% të formës dhe do të luajë”, kanë qenë fjalët e teknikut argjentinas.

Egjipti do të zbresë në fushë ditën e nesërme, për t’u përballur me Uruguain në orën 14:00, ndeshje e vlefshme për Grupin A.

Më shumë nga RUSI 2018