RUSI 2018

Zbulohet sekreti i Rusisë në Kupën e Botës

Megjithëse shumë kritikë mendonin se do të bëhej gazi i botës, mikpritësit e Kupës së Botës Rusia ka tejkaluar pritshmëritë duke siguruar fazën e nokautit që në ndeshjen e dytë.

Dhe tani zbulohet edhe sekreti i mundshëm i kësaj forme – lojtarët rusë kanë vrapuar më tepër se çdokush në Kupën e Botës.

Në ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite, mikpritësit kanë vrapuar 118 km në 90 minuta – shifra më e lartë e turneut deri tani.

Ndërsa në fitoren ndaj Egjiptit, ata kanë vrapuar 115 km – shifra e dytë më e lartë e Kupës së Botës.

Shifrat e vrapimit të Rusisë, siç janë regjistruar nga FIFA, konsiderohen shumë më të larta se mesatarja e turneut e cila është rreth 106 km.

Në vend të tretë është Egjipti, me 112 km.

Më pas vijnë Uruguai, Australia, Danimarka dhe Gjermania.

Brazili është në zonën e fundit me vetëm 103 km në 90 minuta. Ndërsa vendin e fundit e mban Kolumbia me 93 km, por duhet thënë se ka luajtur ndeshjen me një lojtar me pak pas kartonit të kuq të Sanchez në minutën e 3’.

Më shumë nga RUSI 2018