Connect with us

Champions League

Ekipi i Kukësit mbërrin në Slloveni, ja katër miqësoret para Champions-it

Skuadra e Kukësit u ka dhënë fund përgatitjeve në kryeqytet dhe është nisur drejt Austrisë ku do të përgatitet për turin e dytë paraeliminator të Champions League. Verilindorët kanë lënë aeroportin e Tiranës “Nënë Tereza” rreth orës 14:00 dhe kanë mbërritur në Slloveni. Lojtarët dhe stafi teknik do të qëndrojnë një natë në Slloveni dhe më pas do të nisen drejt Austrisë ku do të mbërrijë në qytezën Kaprun, aty ku edhe do të zhvillohen përgatitjet dhe ndeshjet miqësore të Kukësit.

Image may contain: one or more people, people playing sports, tree, sky, shoes, child, outdoor and nature

Trajneri Ernest Gjoka ka planifikuar katër ndeshje miqësore për të provuar lojtarët e afruar në merkato por edhe për të aplikuar skema të ndryshume për sezonin e ri sportiv. Nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare klubi i Kukësit bënë me dije se janë planifikuar katër ndeshje miqësore gjatë qëndrimit në Austri.

24/06/ 2017 Kukësi – Wolsberger Austria

27/06/2017 Botosani – Kukësi

2/ 07/2017 Kukësi– Rostav Rusi

4/07/2017 Dinamo Moskov – Kukësi

Më shumë nga Champions League