Kampionati Shqiptar

Ekzekutivi i FSHF-së “shtron në shina” sezonin e ri, ja vendimet që mori

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, në mbledhjen e tij të ditës së enjte, ka diskutuar një sërë çështjesh, duke marrë vendimet përkatëse, në vigjilje të nisjes së sezonit futbollistik 2018-2019, si më poshtë vijon:

1. U miratuan listat e arbitrave, asistentëve, vëzhguesve dhe delegatëve për sezonin 2018-2019.
2. Sokol Jareci emërohet në pozicionin e Kryetarit të Komisionit të Dizenjimit pranë FSHF-së.
3. Dzemal Mustedanagiç emërohet në pozicionin e Drejtorit Teknik pranë FSHF-së.
4. Në lidhje me propozimin e klubeve për numrin e futbollistëve të huaj në fushë, KE vendosi që: Komisioni i Garave të hartojë një raport të zgjeruar dhe të argumentuar për ndryshimin e numrit të lojtarëve të huaj që aktivizohen në kampionatin kombëtar.
5. U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar, Kategoria e Parë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe, A dhe B, si më poshtë:

Grupi A
Vllaznia
Iliria
Erzeni
Besëlidhja
Dinamo
Korabi
Burreli
Shënkolli
Vora
Veleciku

Grupi B
Lushnja
Bylis
Apolonia
Tomori
Pogradeci
Besa
Egnatia
Turbina
Elbasani
KF Oriku
(shorti i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë do të hidhet në FSHF, ditën e hënë, më 20 gusht, ora 11:00)

6. U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar, Kategoria e Dytë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe, A dhe B, si më poshtë:

Grupi A
Vllaznia B
Tërbuni
Klosi
Spartaku
Partizani B
Luzi 2008
Gramshi
Tirana B
Internacional Tirana
Sopoti
Kukësi B
Ada
Kevitan
Rubiku

Grupi B
Shkumbini
Naftëtari
Albpetrol
Devolli
Delvina
Butrinti
Maliqi
Këlcyra
Skrapari
Tepelena
Memaliaj
Gramozi
Përmeti
FC.Termi

7. Komiteti, gjithashtu, miratoi edhe datat e fillimit të kampionateve. Kështu, Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Dytë do të nisë më datë 16 shtator; Kategoria Superiore për Moshat do të nisë në datë 2 shtator; kampionati i femrave do të nisë më datën 15 shtator.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar