RUSI 2018

Eliminimi nga Botërori, ekonomia italiane humbet 1 miliardë euro

Ish-presidenti i CONI, Franco Carraro, ka zbuluar se sa fushata katastrofike e kualifikimit të Kupës së Botës në Itali do t’i kushtojë ekonomisë së vendit, duke vlerësuar një goditje prej rreth 1 miliardë euro. Skuadra e trajnerit Gian Piero Ventura u mund nga Suedia, në Stokholm, të premten e kaluar, më 10 nëntor, duke e lënë vendin e saj në fazën finale të Botërorit të Rusisë në dyshim, përpara ndeshjes së kthimit të “play-off”-it. Një 0-0 pasoi në “San Siro”, të hënën në mbrëmje, që do të thotë se Italia nuk kualifikohet dot në një Kupë Bote për herë të parë, që nga viti 1958. Reagimi i furishëm nga mbështetësit u pasua nga dalja në pension ndërkombëtar e portierit Gianluigi Buffon, mbrojtësit Andrea Barzagli dhe mesfushorit Daniele De Rossi, duke shënuar fundin e një epoke për “Azzurri”.

Jo vetëm që ekipi kombëtar italian nuk do të marrë pjesë në Rusi, vitin e ardhshëm, por ky eliminim do t’i kushtojë shtetit italian, indirekt, rreth 1 miliardë euro. “Do të jenë rreth 500-600 milionë euro dhe ne duhet të shohim nëse flasim për ndikim të drejtpërdrejtë, ose të tërthortë. Nëse po, në mënyrë indirekte, ndoshta kalon 1 miliardë, me siguri i tejkalon 1 miliardë euro”, – tha Carraro. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, tha se do të marrë 48 orë kohë, kur duhet ta “shikojë veten në pasqyrë”, ta vlerësojë situatën dhe, nëse mendon se ka kushte psikologjike dhe mjedisore për ta bërë këtë, të qëndrojë në detyrë.

Më shumë nga RUSI 2018