TECH

Elon Musk zbulon kostumin e ri hapësinor “Space X”

Elon Musk zbulon kostumin e ri hapësinor “Space X”

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk, së fundmi ka zbuluar një pamje të kostumit më të fundit hapësinor të kompanisë së tij dhe, siç pritej, është jashtëzakonisht i bukur.

Musk ka postuar disa foto të tij në rrjetet sociale dhe njerëzit kanë reaguar si të çmendur, duke komentuar se është tepër emocionues. Natyrisht, thuajse çdo njeri në botë do të donte ta provonte!

Astronaut spacesuit next to Crew Dragon

A post shared by Elon Musk (@elonmusk) on

I pozicionuar pranë një prej anijeve kozmike të SpaceX, ky kostum duket qartë se nuk ka përmasa të tepruara, në kontrast me ato që ka prodhuar NASA në vitet e fundit. Musk e pati prezantuar këtë punim të tij para një muaji (pjesërisht), duke theksuar se nuk ishte një tallje për të kaluar kohën, por një kostum i vërtetë pune dhe i testuar.

Me diçka të tillë hapësira duket edhe më e këndshme dhe askush nuk ka pse të ndihet si i huaj duke fluturuar me të, apo jo?

 

Më shumë nga TECH