Kampionati Shqiptar

Elvin Beqiri e vendos: Po i jap fund karrierës si futbollist

Elvin Beqiri ka vendosur t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur. Ish-kapiteni i Vllaznisë, pasi nuk arriti akordin me drejtuesit e klubit shkodran për të luajtur edhe një sezon tjetër për ta, ka vendosur të ndalojë. Lajmin e ka bërë të ditur për “telesport.al” vetë mbrojtësi shkodran

Elvin Beqiri ka vendosur t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur. Ish-kapiteni i Vllaznisë, pasi nuk arriti akordin me drejtuesit e klubit shkodran për të luajtur edhe një sezon tjetër për ta, ka vendosur të ndalojë. Lajmin e ka bërë të ditur për “telesport.al” vetë mbrojtësi shkodran, kur ka thënë: “Po, e kam vendosur. Do ta lë futbollin. Ishte një vendim i vështirë për t’u marrë, megjithatë çdo fillim e ka edhe një fund. Mendoj se po e mbyll në mënyrën e duhur, teksa kam dhënë maksimumin për Vllazninë dhe kombëtaren shqiptare. Jam krenar për këtë që kam arritur”.

Elvin-Beqiri-

Elvin Beqiri dhe Grima, gjatë prezantimit te Vllaznia të mbrojtësit

35-vjeçari ka dhënë një kontribut të madh në vite për këtë skuadër duke luajtur për 9 sezone me të, por jo vetëm kaq, sepse ai ka luajtur me shumë sukses edhe në Ukrainë, Izrael, Rusi e Azerbajxhan. Beqiri në Shqipëri ka luajtur vetëm për Vllazninë, duke treguar një respekt të madh për këtë skuadër, madje edhe ditët e fundit, pasi nuk ra dakord me drejtuesit e saj, nuk pranoi të shkonte tek asnjë skuadër tjetër, ndonëse kishte oferta, duke i qëndruar besnik premtimit të bërë: në kampionatin shqiptar nuk do luante me asnjë skuadër tjetër.

 

Videot më poshtë, jeta dhe karriera e Elvin Beqirit

Nga ana tjetër, ky lojtar ka dhënë një kontribut të madh edhe me kombëtaren shqiptare, me të cilën debutoi pikërisht në ndeshjen e luajtur në vitin 2003 në Shkodër, atë Shqipëri-Rusi. Natyrisht që kemi patur të bëjmë me një futbollist cilësor, i cili ka lënë shenja kudo ku ka luajtur.

 

Kuptohet që mund të kishte dhënë më tepër ndoshta në karrierën e tij, por rrethanat kështu kanë ardhur. Megjithatë, me shumë siguri që Beqiri nuk do të largohet nga futbolli. Shumë shpejt ai mund të nisë një karrierë të re, atë të trajnerit, sepse është liçensuar dhe me siguri që do ta shohim duke drejtuar ndonjë ekip.
GJERGJ KOLA, korespondenti ynë në Shkodër

[total-poll id=55127]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar