Champions League

Emery: Humbja turpëruese ndaj Barçës ishte një aksident

Trajneri i PSG-së, Unai Emery, beson se lojtarët e tij kanë provuar që humbja 6-1 në Champions, ndaj Barcelonës, ishte një “aksident”.

Trajneri i PSG-së, Unai Emery, beson se lojtarët e tij kanë provuar që humbja 6-1 në Champions, ndaj Barcelonës, ishte një “aksident”. Një fitore 2-1 kundër Lyon, të dielën, e pa PSG-në të bëjë autokritikë për disfatën poshtëruese në “Camp Nou”, çka solli edhe zhvlerësimin e “pokerit” në ndeshjen e parë me katalanasit, si dhe eliminimin nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube në kontinent. Emery përshëndeti lojtarët e tij për paraqitjet e bëra deri më tani, këtë vit, edhe pse të tijtë janë tri pikë prapa liderit të “Ligue 1”, Monakon, në klasifikimin aktual.

“Pas disa minuta të para të vështira, ne shtymë përpara për të fituar kundër një ekipi, që është duke luajtur mirë, – tha ai. – Kërkesa e imponuar nga kryesimi i Monakos është e madhe, ndaj kjo është e rëndësishme për të fituar. Ne jemi duke garuar ende në tri kompeticione të rëndësishme; kampionat, “Coupe de la Ligue” dhe “Coupe de France”. Nëse marrim parasysh 19 ndeshjet e fundit, që nga pushimet dimërore, ekipi ka fituar 16 herë, ka barazuar dy herë dhe ka humbur vetëm kundër Barcelonës. Ne do të “këshillohemi” me këtë lojë gjithë sezonin. Sidoqoftë, e kemi provuar se disfata në “Camp Nou” ishte një aksident, se ekipi ynë është në rregull.”

Më shumë nga Champions League