Futboll

“Do ta ndihmojmë Neymar të fitojë “Topin e Artë””

“Do ta ndihmojmë Neymar të fitojë “Topin e Artë””

Unai Emery, trajneri i Paris Saint-Germain, ka thënë se Neymar meriton “Topin e Artë”. “Duam ta ndihmojmë të jetë mes kandidatëve edhe për të fituar këtë çmim të rëndësishëm,” – kanë qenë fjalët e trajnerit me origjinë spanjolle, të publikuara nga “El Mundo Deportivo”. Mes futbollistëve të PSG ende në garë në listën e 30 kandidatëve për “Topin e Artë”, sipas “France Football”, janë edhe Kylian Mbappé dhe Edinson Cavani.

Image result for Neymar ballon d'or

Revista e njohur franceze, duke nisur nga viti 1956, në bazë të votave të një komiteti të përbërë nga gazetarë sportivë zgjedh futbollistin më të mirë të sezonit, të cilit i jep “Topin e Artë”. “Duam që futbollistët tanë të kenë mundësinë ta fitojnë këtë çmim. Do të ndihmojmë Neymar që t’ia dalë. Ka shumë futbollistë të aftë në planet, por më të mirët dalin ata që fitojnë me skuadrat përkatëse. Ne do të punojmë që në të ardhmen, Neymar të jetë kandidati më i rëndësishëm,” – shtoi trajneri i PSG.

Më shumë nga Futboll