Connect with us

Futboll

Emini: Lë futbollin, s’dua të shkatërroj familjen!

Emini: Lë futbollin, s’dua të shkatërroj familjen!

Izair Emini e ka më seriozisht se kurrë. Çfarëdo që të bëjë ish-klubi i tij, Kukësi, ai nuk do të kthehet më për të luajtur me verilindorët. Shqiptari nga Maqedonia është përpjekur të largohet në paqe nga kampionët e Shqipërisë, por këta të fundit pretendojnë se sulmuesi ka edhe një vit kontratë në Kukës.

Ashtu si dy ish-shokët e tij të skuadrës, Nijas Lena dhe Enea Koliçi, Emini pretendon se nuk ka firmosur asgjë, kështu që largimi i tij dhe nisja e stërvitjes te Shkëndija i duket krejtësisht legjitime.

“U mundova si burrat të ndahem miqësisht me Kukësin, por ata nuk duan. Nuk kam asnjë zgjidhje tjetër, veçse të vazhdojmë proceset gjyqësore. Do të nis ankimim në FSHF, por edhe në FIFA, nëse duhet”, – është shprehur 31-vjeçari për gazetën “Sport Ekspres”.

Problemi i Eminit duket se është familjar. “Kukësin e kam respektuar deri në fund. Nuk jam budalla, sepse nuk do të kërkoja largimin, po të kisha firmosur. Nuk është puna te paratë, por një çështje familjare. Nuk dua të shkatërroj familjen. Madje, do të lë futbollin që të ndihmoj familjen time”, – ka shtuar ai.

Më shumë nga Futboll