AUTO

Emirates Airlines prezanton aeroplanin e së ardhmes të inspiruar nga Mercedes-Benz

Lufta e kompanive ajrore është ndezur, me Emirates që ka nxjerrë në treg atë që pretendon të jetë një “First Class” që do të ndryshojë lojën, me dizajnin që është inspiruar nga një prodhues makinash.

Në Dubai Air Show, kompania ka deklaruar se çdo pasagjer i “First Class” në Boeing 777 do të ketë në dispozicion deri në 12 metra katror hapësirë personale.

 

Teksa pasagjerët në pjesën e prapme të avionit do të jenë ulur në një rresht të përbërë nga 10 vende, udhëtuesit e “First Class” do të kenë një hapësirë marramendëse. Ata do të jenë në një kabinë të ndarë me vetëm gjashtë sedilje.

Emirates ka premtuar se çdo sedilje do të ketë një pamje nga dritarja, dhe do të pajisen me një palë dylbi Steiner për të vëzhguar pamjen. Kompania ajrore ka zbuluar se është inspiruar nga dizajni i Mercedes-Benz S-Class.

Emirates' new business class cabins on board its Boeing 777 aircraft have been modelled after the interiors of a modern sports car

Presidenti i Emirates, Sir Tim Clark, shprehet: “Kjo është hera e parë që një produkt i Emirates është influencuar nga një tjetër markë, por është diçka natyrale duke parë që si Emirates ashtu edhe Mercede-Benz kanë të njëjtin sy për detaje, kualitet dhe shtysë për të thyer rregullat.”

Teksa një udhëtim Londër-Dubai-Sydney kushton 800 euro në “Economy Class”, bileta më e lirë për të udhëtuar “First Class” do të jetë 8000 euro.

The latest first class cabins will offer features inspired by the Mercedes-Benz carmaker, including leather seating, a high-tech control system and mood lighting

Më shumë nga AUTO