Futboll

Emre Can largon Juventusin: “Liverpool, i paduruar për sezonin e ri!”

Juventus mbetet në kërkim të një mesfushori. Të shumtë janë emrat e përmendur deri tani për të veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër”, por ai që më shumë iu afrua ngjyrave bardhezi ishte Emre Can. Por, gjatë orëve të fundit, pista që sillte gjermanin e Liverpool, është tronditur dhe duket se po zbehet gjithmonë e më shumë.

Është vetë mesfushori Emre Can ai që ka menduar të largojë aludimet e merkatos që e çonin atë te kampionët e Italisë. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, futbollisti gjerman i Liverpool, është shfaqur më i bashkuar se kurrë me ekipin e tij aktual dhe me kampionatin në Premier League. “Edhe një ditë nga rifillimi i Premier League kundër Watford! Pres me padurim që të nis sezonin e ri”, shkruan Emre Can në rrjetet sociale. Një mesazh që shihet si konfirmimi i qëndrimit të gjermanit te Liverpool.

Më shumë nga Futboll