Futboll

Emre Can refuzon Juventus, zgjedh të luajë me Manchester City

Edhe pse prej muajsh është përfolur shumë për një transferim të mesfushorit gjerman Emre Can nga Liverpool te Juventus, kjo lëvizje duket se nuk ka për të ndodhur kurrë. Gjermani gjithnjë ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me këtë interes të ekipit kampion të Italisë, ndërkohë që kontrata e tij me Liverpool skadon verën e ardhshme. Bardhezinjtë tentuan ta marrin lojtarin që në verën e këtij viti, por gjithçka dështoi dhe palët lanë takim për një transferim të mundshëm në janar ose verën e ardhshme, kur lojtari ikën me parametrin zero.

Emre Can me fanellen e kombetares gjermane

Por mediat britanike bëjnë me dije sot se mesfushori ka qëndruar në heshtje, pasi ai nuk preferon të lërë Premier League dhe ka zgjedhur Manchester City si destinacionin e ardhshëm. Nga 1 shkurti, transferimi i tij ndodh me parametrin zero dhe skuadra që do të përfitojë nga kjo lëvizje duket se është ajo e “qytetarëve”, duke lënë kështu duarbosh Juventusin, që shpresonte shumë. Duket se Pep Guardiola ka punuar në heshtje për të bindur mesfushorin të vijë në Manchester dhe ia ka dalë mbanë, duke mos i dhënë asnjë shans Juventusit.

Më shumë nga Futboll