Seria A

Ëndrra, Allegri dhe… Inter. Ja kush është adoleshenti bardhezi që debutoi kundër Barçës

Humbja kundër Barcelona-s nuk ka sjellë vetëm zhgënjim. Në shtëpinë e Juventus ka ardhur edhe pak freski nga një fëmijë që nuk ka mbushur akoma 18 vjeç. Mbrëmja në “Camp Nou” është një nga ato që tifozët dhe lojtarët bardhezi do të duan ta harrojnë sa më shpejt. me përjashtim të Fabrizio Caligara-s. Ai do të ëndërrojë për këtë natë vazhdimisht. Në minutën e 85-të të ndeshjes së fituar 3-0 nga Barcelona, “fëmija” ka lidhur këpucët. Tabela elektronike ka sinjalizuar numrin 38, ndërsa nga loja ka dalë Gonzalo Higuain. Hera e parë është gjithmonë e vështirë, por të dëgjosh spikerin që thërret emrin tënd në një tempull të futbollit dhe te futesh në lojë duhet të jetë një ndjesi e veçantë, siç ka pranuar edhe vetë lojtari në Instagram: “Një ëndërr që kthehet në realitet. Një mbrëmje e paharrueshme”.

Pyetja e menjëhershme që tifozët i kanë bërë vetes ka qenë se kush është Fabrizio Caligara? Në të vërtetë, Allegri i ka thurur elozhe një vit më parë. Në tetorin e 2016-ës, ndërsa bota zbulonte Kean, trajneri deklaronte në konferencë për shtyp: “Kemi edhe një tjetër lojtar të datëlindjes 2000 me shumë cilësi. Quhet Cagliara”. Është një mëngjarash i përshtatshëm për një skemë me tre mesfushorë, por mund të përshtatet edhe në një modul me dy të tillë. Juventus ka rënë në dashuri me të në janarin e 2013-ës gjatë një truneur me Pro Vercelli-n. Dhe të mendosh se hapat e parë i ka hedhur me fanellën e Inter-it.

Talenti, shpesh, e ndihmon një futbollist që t’i ngjisë shpejt shkallët e karrierës. Kështu, Fabrizio, pasi ka zbarkuar në Vinovo, është rritur gjithmonë mes më të mëdhenjve. E njëjta gjë ka ndodhuir edhe pasi ka kaluar tek ekipi i dytë i bardhezinjve. Kundër Lyon, në UEFA Youth League, ka ardhur edhe goli, me lojtarin që ka grumbulluar minuta dhe ka fituar eksperiencë. Gjithsej ka luajtur 25 ndeshje, që i kanë siguruar edhe një grumbullim me kombëtaren Under 17, ku i ka dhuruar kualifikimin në fazën finale të Europianit të saj kategorie me një goditje dënimi magjike kundër Belgjikës. Më pas, në verë, ka luajtur dy ndeshje me kombëtaren Under 19, ka nënshkruar kontratën si profesionist dhe është stërvitur me ekipin e parë, duke u përfshirë në listën e lojtarëve që kanë marrë pjesën në grumbullimin e ekipit para fillimit të kampionatit. Por as në ëndrrat më të bukura nuk kishte menduar se do të debutonte kaq shpejt.

Më shumë nga Seria A