Premier League

Ëndrra e Jurgen Klopp ka qenë të trajnojë Manchester United

Mentori i Jurgen Klopp ka zbuluar se trajneri i Liverpool ka pasur ëndërr të trajnojë Manchester United.

Gjermani u ul në stolin e të Kuqve në tetor të 2015, katër muaj pasi u largua nga Borussia Dortmund.

Eckhard Krautzun ishte në krye të Mainz kur Klopp ishte një lojtar aty, me ish-mbrojtësin që u bë pasardhësi i tij.

 Jurgen Klopp originally wanted the Manchester United manager's job

Krautzun thotë se Klopp gjithmonë ka dashur të trajnojë në Angli dhe e shihte të ardhmen e tij në Old Trafford.

“Ishte ëndrra e tij të shkonte në Angli një ditë dhe klubi i tij i preferuar do të ishte United. Këtë ka thënë,” shprehet Krautzun për The Set Pieces.

“Pas tre apo katër muajsh pa punë, unë e dija që ai donte të rikthehej në stol.

Eckhard Krautzun

“I kam thënë edhe Ferguson, që nëse Klopp do të vinte në Angli, United do të ishte skuadra e tij e preferuar.

“Kur erdhi oferta nga Liverpool, e dija që nuk do të hezitonte pasi ai donte të trajnonte një ekip të madh në Angli.”

 Klopp's mentor says that his passion is more suited to Liverpool

“Emocionet në stadiumin e Liverpool dhe entuziazmi i tifozëve, temperamenti aty, është fiks për Klopp.

“Emocionet e tij, mënyra se si trajnon skuadrën, mënyra se si hidhet lart e poshtë, mënyra se si e tregon dëshirën për të fituar, kjo i shkon klubit.

“Tifozët janë pak më të ndryshëm se ata të Man Utd, që janë më të qetë.”

 Klopp won back-to-back Bundesliga titles at Dortmund

Më shumë nga Premier League