Kategoria Superiore

Enriko Papa firmos dy vite me Bylisin

Kuçovari Enriko Papa ka zgjedhur Bylisin për të vazhduar karrierën e tij. Ai sezonin e shkuar ishte pjesë e Tomorit në fazën e parë dhe Butrintit në të dytën, por që prej nisjeve të përgatitjeve për sezonin 2015-2016, ai iu bashkua Bylisit. Qëndroi për 3 javë në provë dhe më së fundmi ka arritur akordin me drejtuesit mallakastriotë.

papa gjuan

Enriko Papa duke ekzekutuar një goditje dënimi kur ishte pjesë e Apolonisë

Kontrata e firmosur është 2-vjeçare. Ndërkaq, pak ditë më parë te mallakastriotët u zyrtarizuan Peposhi, Zylyftari, Gava dhe Toçi. Pra, numri i futbollistëve që i janë bashkangjitur Bylisit shkon në pesë. Në orët në vijim pritet që të firmosë dhe kamerunasi Emmanuel Mbella, i cili është mesfushor me tipare sulmuese që ka eksperiencë në klube të ndryshme të Europës.

[total-poll id=56942]

Më shumë nga Kategoria Superiore