• Enrique: Ceremonia e FIFA-s? Nuk kam parë televizor

    Publikuar: 10 Jan 6:17

    Barcelona ka përdorur të gjitha orët e mundshme për të qenë 100% gati për ndeshjen e kthimit në fazën e 1/8-ave në Kupën e Mbretit. Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni nesër do të presin në “Camp Nou” Athletic Bilbao-n pas humbjes 2-1 në sfidën e parë. Yjet katalanas munguan në ceremoninë e FIFA-s në Zyrih, aty ku përgjithësisht qe nata e shpërblimit të Real Madrid-it për vitin 2016, duke u justifikuar se po përgatiten pikërisht për përballjen me baskët. Kjo është një arsye shtesë pse ata duhet të përgjigjen me një “përmbysje” duke shënuar së paku një gol në shtëpi.

    Sot, i pyetur për këtë çështje në konferencën e tij për shtyp, trajneri Luis Enrique shprehu mbështetjen e tij të plotë për yjet e tij. “Unë i kuptoj ata për vendimin e tyre dhe i mbështes 100%. Ata menduan se ky ishte veprimi më i drejtë. Ceremonia? Nuk kam parë televizor këto ditë”, – u shpreh asturiani. Për ndeshjen e nesërme, Enrique komentoi: “Jemi me një gol disavantazh, por fakti që shënuam një gol në transfertë na jep besim se mund ta kthejmë gjithçka në favorin tonë. Pres që baskët të luajnë njësoj, sepse ky është stili i tyre. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Duhet të jemi sa më efikasë.”


    Lexo postimet e tjera

    Breaking