• Enrique: E patë? Skuadra ime është e bashkuar

    Publikuar: 26 Feb 7:13

    Luis Enrique e shfrytëzoi triumfin e sotëm të Barcelonës“Vicente Calderon” për të treguar se skuadra e tij është e bashkuar. Kjo qe fjalia kryesore e teknikut pas fitores 2-1, teksa edhe pranoi se Atletico Madrid është një ekip për t’u respektuar. “Fituam në një fushë të vështirë. Jam shumë i lumtur për fitoren. Skuadra u forcua moralisht. Kemi parë qëndrimin e lojtarëve në çdo ndeshje dhe ata janë gjithnjë të bashkuar. E vutë e re edhe sot”, – u shpreh asturiani. I pyetur për bardhekuqtë, Enrique nënvizoi: “Kishim një rival të drejtpërdrejtë. Ata luftuan fort, por kemi ende plot javë përpara.”

    Më pas, tekniku shpjegoi se çfarë ndikoi në ndryshimin e lojës së skuadrës së tij në pjesën e dytë. “Ndryshuam sistemin dhe luajtëm me një 3-4-3 në romb për të pasur më tepër lojtarë në mesfushë dhe rrjedhimisht për të mbajtur më shumë topin. Në pjesën e parë e patëm shumë të vështirë prej presionit të tyre dhe prej faktit që fusha është me kushte shumë të vështira për të qarkulluar topin. Megjithatë, ia dolëm të shënonim dy golat. Në pjesën e dytë arritëm të lidheshim më shumë. Ata këtë javë luajtën në Champions League dhe u ka kushtuar për mbajtjen e presionit,” – argumentoi ai.


    Lexo postimet e tjera