Futboll

Entonio Pashaj largohet nga Tirana

Sot në mesditë Entonio Pashaj ka zgjidhur kontratën me Tiranën. Mbrojtësi ka gjetur me klubin gjuhën e përbashkët për të mbyllur aventurën bardheblu pas gjashtë sezonesh në kryeqytet. Futbollisti ka zhvilluar një takim me drejtuesit e klubit dhe më pas është ndarë zyrtarisht me bardheblutë. Nuk dihen arsyet e largimit për momentin, por “telesport.al” ka zbuluar se Pashaj e ka marrë këtë vendim që pas momentit që trajneri Muça nuk e ka llogaritur titullar në ndeshjen e parë që Tirana do të luajë nesër në Pukë kundër Tërbunit.

pashaj

Mbrojtësi Entonio Pashaj, i larguari i radhës nga Tirana

Nga një lider i skuadrës, në stol, dhe ndoshta kjo është arsyeja kryesore përse Entonio Pashaj ka kërkuar të largohet. Nga burime brenda ekipit, mësohet se mbrojtësi në fjalë nuk është se ka marrë ndonjë ofertë tunduese. Gjithsesi, menjëherë pas përhapjes së lajmit, duket se Kukësi kërkon ta ofrojë, pasi në mbrojtje ka nevojë për një lojtar me eksperiencë pas largimit të Gentian Muçës. Janë edhe 9 ditë deri në mbyllje të merkatos dhe Pashaj me siguri që do të gjejë një ekip, mbetet për t’u parë se ku do të vijojë karrierën e tij.

[total-poll id=71157]

Më shumë nga Futboll