RUSI 2018

Befason Sampaoli, ja me kë e ka zëvendësuar të dëmtuarin Lanzini

As Erik Lamela dhe as Diego Perotti, do të jetë mesfushori i River Plate Enzo Perez do të zëvendësojë Manuel Lanzini-n në skuadrën e Argjentinës për Kupën e Botës, këtë e ka konfirmuar Federata e Futbollit e vendit.

32-vjeçari Perez është thirrur nga trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli pasi Lanzini tërhoqi ligamentin e gjurit gjatë stërvitjes të së premtes.

Mesfushori i West Ham Lanzini, është përfolur për një transferim te Liverpool, por tani duhet të qëndrojë disa muaj jashtë fushe.

Dëmtimi i tij ishte i rëndë për Sampaoli-n teksa edhe Biglia me Banega që nuk janë në gjendje të mirë fizike.

Ish-mesfushori i Valencia-s dhe Benfica, Perez, ka qenë pjesë e Argjentinës në botërorin e 2014-ës, dhe ka qenë titullar në finalen e humbur 1-0 ndaj Gjermanisë.

Më shumë nga RUSI 2018