Volejboll

Erblira Bici divorcon me italianët Mondovi, aventurë e re në horizont

Volejbollistja Erblira Bici do të largohet nga skuadra e LPM Pallavolo Mondovi, me të cilën u aktivizua dy sezonet e fundit. Lajmin e ka kanë konfirmuar drejtuesit e ekipit italian përmes një mesazhi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, ku njofton largimin e shtatlartës shqiptare.

LPM Pallavolo Mondovi falënderon volejbollistet Erblira Bici dhe Ilaria Demichelis që kanë veshur me pasion dhe grintë fanellën me ngjyrat e skuadrës sonë. I urojmë asaj një të ardhme të ndritur dhe me sa më shumë suksese sportive”, thuhet në deklaratën e klubi italian, që shpresonte ta kishte edhe një sezon tjetër lojtaren e kombëtares kuqezi.

Madje në Tiranë ka qenë ditët e fundit edhe trajneri i ekipit të Mondovi, por duket se Erblira Bici, që ka shkëlqyer në kampionatin italian, ka të tjera plane dhe tashmë për të pritet të nisë një aventurë e re. Ende nuk dihet destinacioni i ardhshëm i Bicit, që falë lojërave të mira në Itali dhe kombëtaren kuqezi, ku ndodhet aktualisht, ka arritur të bëjë për vete mjaft skuadra.

Më shumë nga Volejboll