Volejboll

Erblira Bici, kandidate për çmimin “Volejbollistja e Vitit 2017” në Itali

Volejbollistja shqiptare Erblira Bici është një nga 10 kandidatet për të fituar trofeun “Volejbollistja më e mirë e vitit 2017 në Grupi A2” në kampionatin italian, ku ajo militon prej dy sezonesh, me skuadrën e LPM Mondovi. Bici konsiderohet si një nga kandidatet më të forta mes 10 finalisteve edhe për faktin se renditet në vendin e dytë të pikashënueseve të kësaj kategorie. Shtatlarta e kombëtares kuqezi e ka kaluar kuotën e 300 pikëve të realizuara për skuadrën e saj, vetëm në fazën e parë të kampionatit.

Volejbollistja shqiptare Erblira Bici

Këtë sezon, pasi i shpëtoi rënies nga kategoria, skuadra e LPM Mondovi ndodhet në vendin e dytë të Grupit A2, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer, kjo edhe falë lojërave të mira të volejbollistes shqiptare. Nën drejtimin e trajnerit Delmati, ajo ka arritur të shpalosë të gjithë potencialin e saj në sulm, duke qenë një nga pikat kryesore të skuadrës. Ky është edicioni i tretë që edhe në Grupin A2 jepet çmimi i volejbollistes më të mirë dhe këtë herë ky trofe mund të fitohet nga Erblira Bici.

Më shumë nga Volejboll