Volejboll

Erblira Bici shkëlqen në Itali, siguron finalen e Kupës së Italisë në Serinë A2

Volejbollistja shqiptare Erblira Bici, që militon në kampionatin italian me skuadrën e LPM Pallavolo Mondovi, është kualifikuar për në finalen e Kupës së Italisë, në Serinë A2. Një sukses i jashtëzakonshëm për shtatlartën kuqezi, që ka qenë një nga protagonistet e këtij suksesi, por edhe për skuadrën e saj, që për herë të parë arrin këtë rezultat. Në gjysmëfinale, skuadra e LPM Pallavolo Mondovi mundi 3-2 Fenera Chieri (23-25, 25-20, 17-25, 25-13, 15-12), në një ndeshje që zgjati mbi dy orë dhe ku Bici realizoi 25 pikë, shënuesja më e mirë e skuadrës së saj.

Bici feston me nje nga shoqet e skuadres

Me lojën e saj, volejbollistja Erblira Bici përligji besimin që drejtuesit e skuadrës së saj kanë treguar tek shtatlarta kuqezi, që është një nga protagonistet e këtij suksesi edhe por edhe në rrugëtimin që skuadra e LPM Pallavolo Mondovi ka në këtë kampionat. Finalja e këtij eventi, Kupa e Italisë e Serisë A2, do të luhet më datën 18 shkurt, në Bolonja, ku skuadra e LPM Pallavolo Mondovi do të kërkojë të triumfojë sërish dhe ku Erblira Bici do të synojë të shkruajë sërish me të arta emrin e saj, si një kampione e padiskutueshme.

Bici pret fansat me 18 shkurt ne finalen qe luhet ne Bolonja


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Volejboll