Futboll

Erdhi fundi për Lopetegui? Nuk duket i shqetësuar pas takimit

Shumë zhurmë rreth largimit të mundshëm të trajnerit të Real Madrid-it pas humbjes shokuese me Levante-n në shtëpi në shifrat 1-2, por Lopetegui duket i qetë pas takimit me presidentin Florentino Perez.
Florentino është takuar urgjentisht pas humbjes me kapitenin e “Los Blancos”, Sergio Ramos para se të takonte teknikun për të analizuar problemet aktuale.
Lopetegui pas takimit është shndërruar në tjetër njeri pasi i është konfirmuar vazhdimi në rolin si trajner të paktën në të ardhmen afatshkurtër.
Pavarësisht se mediat spanjolle konfirmojnë se presidenti nuk i ka dhënë ndonjë garanci për ecurinë e tij në bankinën e ekipit, trajneri është larguar nga takimi me mendime pozitive rreth vazhdimit.
Por thuhet se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, dhe Perez po “mat pulsin” e njerëzve sa të ndjeshëm janë ndaj trajnerit. Aktualisht mediat spanjolle e konsiderojnë viktime Lopetegui-n dhe jo fajtor.

Më shumë nga Futboll