Futboll

Erdhi me bujë te Luftëtari, sulmuesi afrikan e ndjek ekipin nga tribuna

Te Luftëtari këtë fillim sezoni duket se problemet do të jenë shumë të vështira për t’u kaluar. Përveç rezultateve të dobëta në fushën e lojës, ekipi gjirokastrit është duke hasur probleme edhe me afrimet në merkato, që nuk mund të luajnë për shkak se nuk e kanë kondicionin e duhur fizik.

Duket se njëjta historia është përsëritur edhe me sulmuesin Ismael Dunga, që ka firmosur me ekipin bluzi pak ditë më parë. Ai ka qenë i pranishëm në stadium, gjatë ndeshjes që Luftëtari ka zhvilluar në Kupën e Shqipërisë kundër Vorës në trasnfertë. Dunga bashkë me presidentin e Luftëtarit, Tavo e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna dhe besohet se vetëm për sfidën e ardhshme në kampionat do të jetë gati për të zbritur në fushë.

Ismael Dunga është 25 vjeç dhe më herët në karrierën e tij ka luajtur për disa klube në Afrikë dhe Greqi, nga ku është pikasur dhe nga drejtuesit gjirokastrit. Nga ana tjetër Luftëtari në javën e katërt të kampionatit do të luaj përballë Tiranës në kryeqytet.

Më shumë nga Futboll