Kampionati Shqiptar

Erjon Hoxhallari rinovon kontratën, mbetet i Tiranës deri në vitin 2020

Tirana e rikthyer në elitë, pas një sezoni në Kategorinë e Parë, çka e shijoi për herë të parë në historinë e saj si klub, ka ndezur motorrët për edicionin e ri futbollistik. Pas rikonfirmimit në stolin drejtues të bardhebluve të trajnerit Ze Maria dhe stafit të tij teknik, radha për të rinovuar kontratën i ka ardhur mbrojtësit Erjon Hoxhallari.

Futbollisti në fjalë konsiderohet i rëndësishëm e 24 herë kampionët e vendit, ndaj marrëveshja dypalëshe është zgjatur deri në vitin 2020. Përmes një njoftimi për shtyp, klubi kryeqytetas ka bërë me dije:

“Erjon Hoxhallari ka rinovuar sot kontratën, që e mban atë bardheblu deri në vitin 2020. Mbrojtësi i majtë është pjesë e rëndësishme e projektit për sezonin e ri. Klubi ka refuzuar disa oferta nga jashtë vendit për të firmosur një tjetër kontratë 2-vjecare me Hoxhallarin, që është produkt i akademisë bardheblu”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar