• Erkand Qerimaj do të bëhet baba, e tregon fotoja

    Publikuar: 9 Jan 4:13

    Ka përfaqësuar për vite me radhë Shqipërinë në evente të rëndësishme sportive në botë, madje në disa raste ka sjellë edhe kupën e kampionit në shtëpi. Por këtë herë, për Erkand Qerimajn ka ardhur momenti që të shijojë sukseset në jetën e tij private, – njofton revista “Class”. Peshëngritësi i njohur shqiptar është prej disa vitesh i dashuruar me Tedi Kalanë, e cila tashmë po e bën baba për herë të parë. Vajza nga Shkodra është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të parë.

    E ndërsa mungojnë vetëm pak javë nga koha kur Erkandi mund të përqafojë beben e tij, ai ka treguar lumturinë, duke postuar një foto në rrjetet sociale. Çifti duket tejet i lumtur, ndërsa sportisti prek ëmbëlsisht barkun e të fejuarës së tij. Edhe pse Erkandi nuk ka bërë asnjë koment mbi foton e parë të partneres së tij, në pritjen e ëmbël, ai e ka shoqëruar atë me ikonat e disa zemrave, duke treguar kështu se gjithçka që ndien është dashuri.


    Lexo postimet e tjera